Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi e Grezda shënojnë në Kroaci

Dinamo Zagrebi ka fituar bindshëm ndaj Osijekut, të dielën në kuadër të javës së tretë të kampionatit të Kroacisë. 4:1 në të mirë të Dinamos ishte rezultati në fund. Arijan Ademi realizoi gol për Dinamon, ndërsa golin e vetëm për Osijekun e shënoi Eros Grezda.

Dinamos për shkak të një lëndimi i mungoi Lirim Kastrati. Dinamo ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe prinë me nëntë pikë.