Selektori i Maqedonisë së Veriut në futboll, Balgoja Milevski, e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Botërorit të vitit të ardhshëm.
Pavarësisht lëndimeve lehta që kanë pasur së fundmi Arijan Ademi dhe Enis Bardhi, që të dy janë në listën e Milevskit.
Risi në këtë listë është Erdal Rakip, i cili luan me Malmon e Suedisë. Maqedonia e Veriut do të luajë më 8 tetor kundër Lihtenshtajnit si mysafir, ndërsa në “Todor Proeski” në Shkup, më 11 tetor, e pret Gjermaninë.
Ademi u kthye në fushë pas ndeshjeve të përfaqësueseve në fillim të shtatorit, ndërsa për Bardhin ende duhet të pritet nëse do të mund të jap kontribut kundër Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë.
Në listën e Milevskit janë përfshirë edhe Visar Musliu e Ezgjan Alioski.