Kapiteni Amir Abrashi e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Grasshopperit, që i skadonte në fund të këtij sezoni. Ekipi zviceran ka njoftuar të hënën se me rinovimin e kontratës, Abrashi do të jetë pjesë e Grasshopperit deri në verën e vitit 2024.
Ai po ashtu, e ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Abrashi është pjesë e Grasshopperit prej verës së vitit 2021 kur iu bashkua nga Freiburgu dhe këtë sezon ka 11 paraqitje në elitën e futbollit zviceran. Abrashi është më herët ka qenë pjesë e këtij klubi, me të cilin në total ka regjistruar 185 paraqitje në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një vendim i qartë dhe shumë i lehtë për mua. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të luaj edhe një vit për klubin tim të preferuar”, tha Abrashi.
“Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë pasur vazhdimisht tek unë dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin brenda dhe jashtë fushës”.