Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abrashi pëson lëndim në fytyrë, mungon në ndeshjen e ardhshme

Pos Ermir Lenjanit, në fundjavë lëndim ka pësuar edhe kapiteni i Grasshoppersit zviceran, Amir Abrashi.

Sipas njoftimit të klubit të elitës helvetike, kapiteni Abrashi ka pësuar thyerje të mollzës dhe kështu do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Ai i është nënshtruar një intervenimi në fytyrë. Mesfushori 31-vjeçar pritet të kthehet në stërvitje në fillim të javës së ardhshme.

Abrashi këtë verë kaloi te Grasshoppersi, që u kthye në elitën zvicerane.