Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, është kthyer nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Freiburgun në ndeshjen ndaj Kolnit, që e luan të dielën nga ora 15:30.
Abrashi u lëndua në ndeshjen që Freiburgu e humbi nga Paderborni më 25 janar, por ka arritur të rikuperohet dhe do të jetë gati për ndeshjen e së dielës, transmeton KTV.
29-vjeçari gjatë këtij sezoni është përballur edhe me lëndime të tjera dhe ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Bundesligë.