Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, është transferuar te klubi zviceran, Grasshoper, me të cilin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Për Abrashin ky është kthim te GC-ja. Më parë kishte qenë mes viteve 2010-2015 ku u paraqit në 155 ndeshje.
31-vjeçari ka kaluar më pas gjashtë vjet te Freiburgu.
Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Baselit ku u huazua.
“Gjithmonë kam dashur rikthimin dhe ka qenë koha e përsosur për ta bërë këtë. Mezi pres të kthehem në shtëpi!”, ka thënë Abrashi për rikthimin e tij.