Oligarku rus Roman Abramovich është detyruar të largohet nga Chelsea, por duket se nuk e ka ndërmend të largohet edhe nga futbolli.
Në Turqi po raportohet se Abramovich ka nisur edhe zyrtarisht negociatat për blerjen e Goztepes, ekip që bën gara në elitën e futbollit. Sipas sajtit “Fanatik”, Abramovich po negocion me përfaqësuesit Mehmet Sepil, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të klubit.
Abramovich ka rënë në kontakt për ta blerë klubin nëpërmjet një biznismeni turk, dhe brenda disa ditëve ai pritet të ketë takim personal me ish-presidentin e Goztepes, Sepil në Ankara.
Sepil ka njoftuar se është larguar nga posti i presidentit, ndonëse ka premtuar se do t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj klubit deri në fund të sezonit. Kompania e Sepilit, i ka shumicën e aksioneve në klubin Goztepe.
Abramovich po bisedon për blerjen e një klubi derisa është në procesin e shitjes së Chelseat. Ai u largua nga klubi londinez në fillim të këtij muaji për shkak të sanksioneve të Qeverisë britanike që erdhën shkaku i sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Abramovichit i janë ngrirë të gjitha asetet për shkak se konsiderohet si njeri i afërt i Vladimir Putinit. Abramovichi është vendosur në Turqi, shtet që nuk ka sanksione ndaj rusëve.
-
Abramovich afër shitjes së Chelseat
-
Vendimi i Abramovichit për ta shitur Chelsean shënon fundin e një epoke të jashtëzakonshme
-
Abramovich: Kam vendosur ta shes Chelsean
-
Abramovich tërhiqet nga menaxhimi i Chelseat
-
Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë