Ish-futbollisti francez, Eric Abidal sa ishte drejtor te Barcelona, insiston se do të mund ta kthente Neymarin në “Camp Nou”. Por sipas tij, bordi i klubit në vend të brazilianit transferoi Antoine Griezmannin.
Për “The Telegraph”, Abidal ka thënë se ka zhvilluar bisedime edhe me drejtorin e PSG-së, Leonardo. Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2017, e dy vite më vonë Abidal thotë se mund ta kthente Neymarin.
“Nuk ka të bëjë se cili lojtar është më i mirë, por lojtari që na duhej në atë kohë. Ekipi kishte nevojë për një sulmues të vërtetë. Presidenti vendosi të arrijë marrëveshje me Griezmannin”, ka thënë Abidal.