Mesfushori i Përfaqësueses U-21 të Kosovës, Eris Abedini, do të vazhdojë karrierën në kategorinë e dytë të Zvicrës, pasi është transferuar te skuadra e Wilit.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet zvicerane. Abedini te Wili është transferuar nga ekipi elitar i Zvicrës, Lugano. Me ekipin e ri ka firmosur kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi, transmeton “Koha Ditore”.
Abedini prej vitit 2017 ka qenë pjesë e Luganos, kurse edicionin e shkuar ishte i huazuar te Winterthuri. Gjithashtu karrierë ka bërë edhe te skuadra e Chiassos.
Abedini ka pesë paraqitje për Përfaqësuesen U-20 të Zvicrës, por tash është pjesë e ekipit U-21 të Kosovës dhe ka shënuar një gol në dy paraqitje.