Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka marrë edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Evropës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim.
Vendimi është marrë më mbledhjen e 21 marsit të këtij Komisioni, ndërkohë që është bërë zyrtar vetëm këtë të enjte, edhe pse Skënderbeut dhe palëve të përfshira u është kërkuar që të mos e bëjnë publik, shkruan Top-Channel.
Sipas vendimit, gjoba duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi zyrtar i tij.
Skënderbeu pritet që të apelojë ndaj këtij vendimi.
Artikuj të ngjashëm
-
CAS-i i jep të drejtë UEFA-s, 10 vjet pezullim për Skëndërbeun
-
Reagon Skënderbeu për çështjen e dënimit nga UEFA
-
Skënderbeu përjashtohet për 10 vjet nga Evropa dhe 1 milion euro gjobë
-
Reagimi i Skënderbeut ndaj vendimit të CAS-it për pezullim 10-vjeçar
-
Arbitrazhi Sportiv shtyn vendimin për Skënderbeun