Siç pritej, është komplikuar dukshëm situata lidhur me turneun e grupit të pestë të eliminatoreve evropiane për botërorin e hendbollit për lojtaret deri 20 vjet që mbahet këtë vit. Në këtë grup bëjnë pjesë Kosova, Serbia, Norvegjia e Sllovakia.
Sipas shortit, turneu i këtij grupi është caktuar të mbahet në Serbi, ndërsa së fundi Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar se ndeshjet duhet të luhen në Kragujevc, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor është një kushtëzim i EHF-së që ka komplikuar situatën. Për shkak të ndjeshmërisë së grupit, përkatësisht për shkak të përballjes së Kosovës me Serbinë, EHF-ja ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen pa simbole nacionale, pra pa himn e flamur të vendeve pjesëmarrëse.
Një kushtëzim i tillë nuk është pranuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe është kundërshtuar edhe nga Federata e Hendbollit e Sllovakisë. Turneu duhet të mbahet pas tri javëve, prej 23 deri më 25 mars, por Kosova do të marrë pjesë vetëm nëse i lejohet paraqitja me flamur e himn. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).