Sport

Amir Khan, i dëshpëruar që u vodh nga të afërmit e tij

 

Për Amir Khanin ilaçi kundër dhembjes ishte të rritej dhe të qetësohej. Nuk është ajo dhembja që ia ka sjellë thyerja e dorës së djathtë gjatë karrierës profesioniste. Një dhembje dukshëm më e madhe ka ardhur me tradhtinë e besimit, shkruan sot Koha Ditore.

Khan nuk e di se sa miliona i kanë humbur, por ishte i shkatërruar kur kuptoi se nga po e çonin gjurmët. Po e çonin drejt më të afërmve të tij.