Sport

Hamilton e vlerëson Ferrarin favorit

 

Kampioni i trefishtë i Formula 1, britaniku Lewis Hamilton, vlerëson se skuderia e Ferrarit është favorite për të fituar titullin këtë stinor, ndërsa edicioni i ri nis në fundjavë me garën në Australi, shkruan sot Koha Ditore.

Skuderia e Mercedesit, ku bën pjesë e Hamiltoni, ka dominuar në tre stinorët e fundit, mirëpo testimet parasezonale kanë lënë të kuptohet se Ferrari është kthyer pas vitit të kaluar që e pati për t'u harruar, ku nuk shënoi asnjë fitore.