Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

71 trajtime mjekësore në dy javët e fundit për lojtarët e Cityt

Pep Guardiola ka bërë të ditur se ekipi mjekësor i Manchester Cityt ka pasur 71 kërkesa për trajtime mjekësore për shkak të lëndimeve në dy javët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe kohore City ka pasur orar të ngjeshur, pasi është takuar me Atletico Madridin dy herë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe luajti kundër Liverpoolit në dy raste, një herë në Premier League dhe një herë tjetër në gjysmëfinale të Kupës FA.

Duke folur para ndeshjes kundër Brightonit që luhet sonte në orën 21:00, Guardiola ka thënë se ky orar i ngjeshur ka ndikuar në skuadrën e tij.

“Nëse nuk është ndeshje specifike, është ndeshje e radhës dhe ndoshta nuk mund t’i kesh pesë apo katër ditë për t’u përgatitur, ke vetëm tre, me udhëtim. Fizioterapeutët tanë kanë bërë 71 trajtime prej lojës me Atleticon deri në gjysmëfinale. 71 është e vërtetë”, është shprehur Guardiola.

City sivjet është në garë për të fituar në Premier League dhe në Ligën e Kampionëve.