Futbollisti nga Kosova, Shani Tarashaj duket se po i numëron ditët tek klubi gjerman, Eintracht Frankfurt.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës nuk po kalon periudhë të mirë tek skuadra gjermane, dhe sipas mediave zvicerane, lojtari gjatë kësaj verë do të largohet nga Eintrachti, transmeton KP.
Tarashaj verën e kaluar ishte bashkuar me klubin gjerman nga Evertoni, por ai nuk po ia del të sigurojë një vend titullari tek Eintrachti, dhe sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e shqiptarit do të jetë larg Frankfurtit.