Sport

Trepça eliminon 89-shin nga Kupa e Kosovës

Trepça ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke eliminuar Trepçën 89’ pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 2 me 2.

Trepça kishte epërsinë e dy golave pas realizimit të Samir Sahitit dhe Ergyn Ahmetit, ndërsa 89-shi siguroi vazhdimet me dy gola të realizuara në fund të takimit.

Ishte Fiton Hajdari dhe Hasan Hyseni që realizuan golat për vazhdimet, të cilat përfunduan me rezultat të barabartë.

Në ekzekutimin e penaltive më e saktë u tregua Trepça, duke realizuar katër gola ndërsa 89-shi realizoi tri.