Besa ka mposhtur Prishtinën në Pejë, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Gentrit Dumani në minutën e 35-të.
Në ndeshjen tjetër të çerekfinales, Drenica ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal. Golin për drenicasit e ka realizuar Dajaku nga penaltia.
Shorti për gjysmëfinalet do të hidhet të premten në orën 13:00.