Sport

Ylli i Sampdorias pranon se po kërkohet nga klubet e mëdha italiane

Ylli i Sampdorias, Luis Muriel, thotë se ka marrë oferta nga ekipet e mëdha të Italisë, përfshirë kampionin Juventus.

25-vjeçari, që ka shënuar 12 gola dhe ka nëntë asistime këtë sezon, thuhet se mund të largohet nga Sampdoria për 28 milionë euro.

Muriel thotë se po kërkohet nga të gjithë gjigantët e Series A Juventusi, Interi, Milani e Roma.

“Kam marrë shumë oferta. Kam propozime nga Juventusi, Interi, Milani e Roma. Disa klube edhe nga Spanja e Anglia kanë bërë oferta”, ka thënë ai për Radio Magica.