Ndeshja mes Llapit dhe Ferizajt është shtyrë për dhjetë minuta shkaku i fanellave të njëjta, me të cilat janë paraqitur ekipet në fushë.
Kjo ndeshje, siç raporton KTV, ka mundur të anulohej shkaku i fanellave. Ekipet nuk kanë pasur fanella tjera për të zhvilluar këtë takim. Ndeshja është duke u zhvilluar me fanella të kaltra nga të dy ekipet.