Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, e ka bërë paraqitjen e 500-të si titullar për skuadrën spanjolle në të gjitha garat.
Sulmuesi francez ka startuar nga minuta e parë në ndeshjen kundër PSG-së që po zhvillohet sonte në “Santiago Bernabeu”. Ky është dueli i dytë i 1/8 së finales mes Realit dhe Parisit.
Benzema është bërë lojtari i dytë i huaj me më së shumti paraqitje si titullar.
Vetëm Roberto Carlos ka më shumë ndeshje, gjithsej 524.
Ndërkaq në total, Benzema ka 591 ndeshje me fanellën e Realit dhe ka shënuar 306 gola.