Dy mbrojtësit e Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti kanë luajtur nga minuta e parë për Alanyasporin që mposhti Trabzonsporin me rezultatin 3:1. Hadërgjonaj kompletoi takimin, ndërsa Aliti u zëvendësua në minutën e 83-të.
Te Trabzoni deri në fund të ndeshjes u paraqit mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi. Kjo ndeshje e zhvilluar të hënën mbrëma i takoi javës së 28-të të Superligës turke.
Alanyaspori zë vendin e 13-ë me 33 pikë, kurse Trabzonspori në vendin e tretë me 46 pikë.
Ndërkohë , Zymer Bytyqi luajti dy minutat e fundit në fitoren që skuadra e tij Antalyaspori e fitoi kundër Gaziantepit, 1:0.