Talenti Arda Guler do të huazohet te skuadra e Milanit në verë. Kështu ka shkruar të hënën “football-italia”.
Mësohet se Guler dëshiron të ketë më shumë hapësirë për t’u paraqitur në fushë dhe si mundësi e sheh Milanin, ashtu siç bëri më herët Brahim Diaz, i cili për një periudhë u huazua te Milani dhe më pas u kthye në Madrid.
19-vjeçari i talentuar nuk ka hapësirë të madhe te Reali. Ka luajtur vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat.
Një periudhë pati probleme me lëndime. Reprezentuesi i Turqisë iu bashkua Realit në vitin 2023 nga Fenerbahçe. Ai me madrilenët ka kontratë deri në qershor të vitit 2029. Ka raportime që Guler mund të kthehet në Turqi si huazim.