Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, pret kontratë të re nga Juventusi, raportojnë mediumet italiane të hënën. Raportohet se Rabiot do të presë përgjigje nga Juventusi para se të nisë bisedimet me ndonjë skuadër tjetër.
Interesim së fundi ka shprehur Tottenhami. 28-vjeçari iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2019 nga Paris Saint-Germaini.
Me “Zonjën e Vjetër”, Rabiot ka kontratë vetëm deri në qershor. Për Juven ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 22 ndeshje në Serie A këtë edicion.