Sport

De Zerbi mund ta marrë drejtimin e Liverpoolit

Liverpooli po e sheh Roberto De Zerbin si trajnerin potencial për zëvendësimin e Juergen Kloppit, nëse dështon marrëveshja me Xabi Alonson, ka shkruar “The Guardian” të premten.

Alonso, që aktualisht po shkëlqen si trajner i Leverkusenit në Bundesligën gjermane me tetë pikë më shumë se Bayerni, është kandidati i parë me të cilin Liverpooli do të ketë bisedime.

Nëse marrëvshja me të nuk arrihet, atëherë vëmendja do të kthehet kah trajneri i Brightonit, De Zerbi.

Edhe De Zerbi ka pasur shumë suksese me Brightonin.

Megjithatë, të premten në konferencën për shtyp, Roberto De Zerbi ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij dhe se është i fokusuar te Brightoni.