Sport

Dieri do të mbetet te Bayerni

Descriptive Text

Mbrojtësi anglez, Eric Dier, pritet që përfundimisht t’i bashkohet Bayern Munichut në afatin kalimtar të verës, ka shkruar “BBC” të premten.

Ai ka dhënë sinjale se karriera me Tottenhamin ka mbaruar.

30-vjeçari Dier iu bashkua Bayernit në formë huazimi në muajin janar, pasi nuk pëlqehej nga skuadra angleze.

Në kontratën e tij është përfshirë klauzola që të nënshkruajë kontratë me bavarezët për 12 muaj, nëse ai e luan një numër të caktuar të ndeshjeve.

Kontrata e Dierit me Tottenhamin skadon më 30 qershor.

Ai ka luajtur gjashtë ndeshje për Bayernin deri tani.

Dier i ishte bashkuar Tottenhamit në vitin 2014 dhe ka luajtur 274 ndeshje në Premier League.

Ka edhe 49 paraqitje me Anglinë, qëkur debutoi në nëntor të vitit 2015.