Sport

Ancelotti konfirmon rikthimin e Bellinghamit

Jude Bellingham e ka lënë prapa lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për lojë, ndërsa lajmi është konfirmuar të premten nga trajneri Carlo Ancelotti.

Ancelotti ka treguar në konferencën për shtyp se Bellingham do të jetë i pranishëm në duelin kundër Valencias, që luhet të shtunën në orën 21:00.

20-vjeçari e lëndoi nyjën e këmbës në duelin kundër Gironas në La Liga më 10 shkurt.

Bellingham në edicionin aktual ka 20 gola të shënuar, ndërsa ka munguar në tri ballafaqimet e fundit në të gjitha garat.

“Ai është 100 për qind i gatshëm për lojë. E vërteta është se ai nuk ka stërvitur shumë me skuadrën, por në aspektin individual, ai ka bërë përmirësime të mëdha. Është plotësisht i gatshëm dhe do të luajë”, ka deklaruar Ancelotti.

Ndaj Valencias, Ancelotti do ta ketë edhe Joselun, Eduardo Camavingan dhe Dani Carvajalin.