Sport

Arabia Saudite nis kampanjën për të qenë nikoqire e Botërorit 2034

Federata e Futbollit e Arabisë Saudite edhe zyrtarisht e ka nisur kampanjën për organizimin e Kupës së Botës 2034.

Slogani i kësaj federate është “Në rritje. Së bashku”.

Po ashtu, është prezantuar edhe logoja zyrtare si dhe një film i shkurtër ku shfaqet futbolli në Arabinë Saudite.

“Tregimi i futbollit tonë në botë është i rëndësisë së veçantë. Ne besojmë se rritja, së bashku, është e përkryer. Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në konkurrencën e meshkujve e të femrave dhe aplikimi jonë është i hapur për gjithë botën, për t’u bashkuar në rrugëtimin e bukur. Kemi pranuar rreth 100 nacionalitete në Kupën e Botës për Klube në Arabinë Saudite 2023 në Jeddah. E ardhmja është e ndritur kur ne rritemi së bashku”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yasser Al Misehal të premten.