Mes tensioneve po përfundon ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll. Ndeshja po zhvillohet në Gjakovë, ndërsa Peja është vendase.
Prishtina është tërhequr pak sekonda para fundit të ndeshjes. Në fakt Prishtina po reagon për një faul ndaj Henrik Shirkos që arbitrat nuk e dhanë. Ka pasur tensione në fushën e lojës e po ashtu në tribuna ku janë dy grupet e tifozëve. Trajneri i Prishtinës u ndëshkua me gabim teknik dhe më pas Prishtina vendosi të tërhiqet nga parketi.
Peja po udhëheq 85:84.