Sport

Talisca shënon “hat-trick” në barazimin e Al Nassr

Anderson Talisca ka shënuar “hat-trick” në barazimin 4:4 të Al Nassr me Al Hazemin, në ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Në ballafaqimin e së enjtes mbrëma mungoi Cristiano Ronaldo i suspenduar, por vendin e tij në shënimin golave e zuri braziliani Talisca që shënoi nga penalltia fillimisht në minutën e 31-të. Ai shënoi edhe në minutat 61 dhe 71 për 3:2. Për epërsinë 4:3 të vendësve nga penalltia, shënoi Sadio Mane.

Por Al Nassr pranoi gol në minutën e nëntë të kohës shtesë dhe ndeshja u mbyll, 4:4.

Al Nassr pas 22 xhirove zë vendin e dytë me 53 pikë. Lider është Al Hilali me 59 pikë.