Liverpooli ka paraqitur kërkesën e parë për trajnerin e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.
“Bild” shkruan se drejtuesit e skuadrës angleze kanë kërkuar takim me menaxherin e Alonsos, Inaki Ibanez për Alonson.
Jurgen Klopp ka njoftuar largimin e tij nga Liverpooli në fund të këtij edicioni, ndërsa Alonso shihet si zëvendësues i tij.
Alonso 42-vjeçar në të kaluarën ka luajtur për Liverpoolin. Si lojtar u paraqit nga viti 2004 deri në vitin 2009.
Punën si trajner te Leverkuseni e nisi në vitin 2022. Leverkuseni nën drejtimin e tij këtë edicion është në vendin e parë me 61 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë Bayerni.