Sport

Lugano eliminon Baselin

Lugano e ka eliminuar Baselin në çerekfinale të Kupës së Zvicrës në futboll. Të mërkurën mbrëma në Basel, Lugano fitoi pas ekzekutimit të penalltive. Lugano shënoi në minutën e gjashtë dhe të 15-të për 2:0.

Baseli u kthye me dy gola në minutën 81 dhe 83 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Gola të tjerë nuk u shënuan dhe penalltitë vendosën skuadrën gjysmëfinaliste.

Fabien Frei i Baselit dështoi nga pika e bardhë e më pas edhe Dominik Schmid. Te Lugano i realizuan të gjitha katër penallti, duke përfshirë atë të Shkëlqim Vladit.

Amir Shaipi ishte në portë te Lugano dhe ndali një penallti. Luajtën edhe Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari. Si zëvendësues u paraqitën Uran Bislimi e Shkëlqim Vladi.

Leon Avdullahu, Dion Kacuri e Albian Ajeti startuan te Baseli. Taulant Xhaka u aktivizua në vend të Avdullahut, ndërsa Benjamin Kololli është i lënduar.