Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hajdari shënon në fitoren e Luganos, Baseli në krizë të thellë

Albian Hajdari - Lugano

Albian Hajdari ka shënuar një gol në fitoren e Luganos në përballjen kundër Baselit. Lugano mposhti Baselin me rezultatin 2:0, ndërsa Hajdari shënoi golin e parë në minutën e 44-t. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të Superligës së Zvicrës. Lugano është në vendin e tretë me 52 pikë, kurse Baseli në vendin e dhjetë me 33 pikë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Baseli është në seri prej pesë ndeshjeve pa fitore. Ka tri humbje e dy barazime.