Sport

Në Mal të Zi gol shumë i dyshimtë, kthen kujtesën te “veprat” e ngjashme në Kosovë

Skuadra shqiptare nga Tuzi, Deçiqi, ka fituar 3:0 në udhëtim ndaj Mladostit, të mërkurën. Pas humbjes së Buduqnostit , Deçiqi është lider në kampionatin e Malit të Zi me 42 pikë.

Por goli i parë i Deçiqit, i shënuar nga Bojan Mitiq, ishte shumë i dyshimtë. Kur ai gjuajti nga zona, mbrojtësi kundërshtar kërceu për të liruar rrugën drejt portës. Mediat në Mal të Zi kanë raportuar shumë për golin, të cilin e vlerësuan skandaloz.

Ka pasur shumë gola të tillë në të kaluarën në Kosovë e me shumë gjasë do të ketë sërish në fazën finale të kampionatit, kur kurdisja e rezultateve del në pah.

Kishte bërë bujë shmangia e portierit të Dukagjinit në një ndeshje shumë të dyshimtë të edicionit të kaluar.