Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq Muhamet Alaj, profesori që ka kontribuar gjatë për sportin

Ka vdekur të mërkurën Muhamet Alaj, profesori nga Deçani që ka dhënë kontribut të madh për sportin, përkatësisht hendbollin.

Alaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ndërsa ishte hendbollist i dalluar i Normalistit të Prishtinës e më pas trajner i hendbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alaj ka qenë edhe selektor i Kosovës, ndërsa është vlerësuar sinonim i hendbollit në Deçan. “Ai ka lënë vepër të jashtëzakonshme për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi, por edhe sa i takon arsimimit të brezave dhe dokumentimit të historisë sportive”, ka shkruar FHK-ja. Alaj ka kontribuar edhe në pavarësimin e sportit kosovar, ndërsa ishte pjesë e hendbollit deri në ditët e fundit të jetës. Ka mbajtur pozita të shumta drejtuese gjatë dekadave në hendbollin kosovar. Ka publikuar edhe disa libra.