Dinamo e Zagrebit e ka fituar 1:0 derbin e kampionatit të Kroacisë ndaj Rijekës. Ndeshja është luajtur të dielën në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.
Tifozët ultras të Rijëks, “Armada” kanë fyer pas ndeshjes kapitenin e Dinamos, Arijan Ademi.
Sipas sajtit kroat “gol.hr”, Ademit i është sharë “nëna shqiptare”.
Fyerjet kanë ndodhur derisa tifozët e Rijekës po pritnin të largohen nga stadiumi.
Ademi, i shoqëruar nga familja e tij, ka kaluar afër tribunës ku ishin tifozët mysafirë dhe me këtë rast u fye në bazë kombëtare. Në drejtim të Ademit është hedhur edhe një ulëse, shkruan sajti kroat.