Sport

Basketboll, Shqipëria mposhtet nga Armenia

Kosova nuk është përfaqësuesja e vetme e basketbollit që ka pësuar humbje të rëndë të dielën. Humbje pësoi edhe Shqipëria.

Në Jerevan, kuqezinjtë humbën nga Armenia me rezultatin 84:79. Për Shqipërinë ishte ndeshja e parë në kuadër të Grupit C të fazës së parë parakualifikuese për Kupën e Botës 2027.

Juljan Hamati ishte më i miri te Shqipëria me 16 pikë e tetë kërcime. Daniel Lekndreaj, që luan në Kosovë, ishte më efikasi me 19 pikë. Ai i kishte edhe ghjashtë kërcime e pesë asistime.

Shqipëria më 21 nëntor e pret Austrinë.

Austria ka fituar të enjten ndaj Armenisë me rezultatin 106:91.