Sport

Fitore e Rexhbeçajt me Augsburgun

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka luajtur nga minuta e parë në fitoren që Augsburgu e shënoi të dielën ndaj Freiburgut me rezultatin 2:1.

Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 56-të të ndeshjes që i takoi javës së 23-të të Bundesligës gjermane.

Në stol te Freiburgu mbeti Florent Muslija.

Augsburgu zë vendin e 11-të me 26 pikë, kurse Freiburgu në pozitën e nëntë me 29 pikë.