Shkëndija e Tetovës ka barazuar me Gostivarin të dielën në ndeshjen e xhiros së 20-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija dhe Gostivari barazuan me rezultatin 2:2.
Për Shkëndijën dy golat i shënoi sulmuesi Adenis Shala, në minutën e 37-të dhe të 69-të.
Lanre Kehinde në minutën e 86-të dhe të 91-të, shënoi për barazimin e rezultatit. Të dy golat, nigeriani i shënoi nga penalltia.
Voska barazoi pa gola me Sileksin, ndërsa të shtunën kampionia në fuqi e Maqedonisë së Veriut, Struga, barazoi me Shkupin 2:2.
Shkupi është lider me 42 pikë, një më shumë se Struga e vendit të dytë dhe tri më shumë se Shkëndija e vendit të tretë.