Sport

Vladi shënon gol në fitoren e Luganos

Sulmuesi Shkëlqim Vladi ka shënuar gol në fitoren 2:0 të Luganos ndaj Zuerichut.
Ndeshja e së dielës ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Zvicrës.
Vladi shënoi për 1:0 në minutën e 25-të. Ai realizoi nga penalltia.
Vladi ka gjashtë gola e dy asistime në 20 paraqitje në elitën helvetike. Nuk kishte realizuar në Superligë që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar.
Amir Shaipi, Albion Hajdari, Uran Bislimi e Vladi startuan te Lugano. Bislimi u zëvendësua në minutën e 14-të për shkak të një lëndimi.
Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu startuan te Zuerichu. 
Zuerichu është i katërti me 39 pikë. Lugano është e pesta me 37.