Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviq, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e Arbër Hoxhës.
“I përgëzoj djemtë për paraqitjen dhe ndeshjen e madhe. I qëndruam planit, luajtëm mirë, dhe ishim shumë më të rrezikshëm sesa në udhëtim. Ne kishim shanse të mira. Pranuam golin nga gabimi jonë. Më pas, vazhduam siç e kishim përgatitur ndeshjen dhe ishim të qartë në disa situata. Jam i lumtur për Hoxhën dhe Kanekon që e krijuan atë gol. Kemi eliminuar kundërshtar të madh. Ata treguan kualitet, luajtën mirë dhe ishin të shpejtë me pasime të shkurtra. Kur Bakambu u zëvendësua, gjithçka ishte më e lehtë për ne”, ka thënë trajneri Jakiroviq në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Ai foli edhe për një situatë diskutabile të Hoxhës.
“Penallti në Hoxhën? Në fillim isha i bindur se Bellerini e kishte goditur atë, por nga këndi tjetër u pa se Hoxha shkeli mbi këmbën e tij. Dhe nuk ishte penallti”, tha Jakiroviq.