Sport

Deco mohon largimin e De Jongut

Drejtori i Barcelonës, Deco ka mohuar largimin e mesfushorit të Holandës, Frenkie de Jong. Ai ka thënë se lajmet se De Jongu do të largohet në verë “janë të rreme”.

Ai ka shtuar se De Jong është i lumtur në Barcelonë.

“Kishte shumë lajme të rreme dhe ai donte ta sqaronte këtë. Unë e shoh De Jongun të lumtur në Barcelonë. Ai është lojtari më i mirë në pozitë ne tij. Është në nivel të lartë”, ka thënë Deco.

26-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Te Barcelona u transferua në vitin 2019 nga Ajaxi.