Sport

Chelsea fiton në minutat e fundit të ndeshjes

 

Chelsea e mbylli me disavantazh 1:0 pjesën e parë përballë Crystal Palaces. Por, në pjesën e dytë  shënoi tre gola për ta fituar 3:1 ndeshjen të hënën, në kuadër të javës së 24-t të Premier Leagues së Anglisë. Dy golat e fitores i shënoi në minutat shtesë të ndeshjes. Jefferson Lerma shënoi fillimisht në minutën e 30-të, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi Conor Gallagher në minutën e 47-të. I njëjti lojtar shënoi për 2:1 në minutën e 91-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Enzo Fernandez në minutën e 94-t. Chelsea zë vendin e dhjetë me 34 pikë, kurse Crystal Palace në vendin e 15-të me 24 pikë.