Sport

Juventusi humb dhe bën një hap prapa në garën për titull

Juventusi ka bërë një hap prapa në garën për titull të kampionit në Itali. Juventusi të hënën mbrëma në Torino pësoi disfatë nga Udinese me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për Udinesen e shënoi Lautaro Giannetti në minutën e 25-të.

Juventusi mbetet shtatë pikë prapa liderit, Interit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Udinese është në vendin e 15-të me 22 pikë.