Sport

Eda Zeqiri e 46-ta në garën e parë në Botërorin e notit

Notarja e Kosovës, Eda Zeqiri, të hënën e ka zhvilluar garën e parë në Kampionatin Botëror të Sporteve të Ujit që po mbahet në Doha të Katarit.

Eda Zeqiri garoi në 100 metra shpinë, ndërsa u rendit e 46-ta në kualifikime. Koha e saj ishte 1:06.64 minuta. Prapa ka lënë dhjetë notare.

Notarja e fundit që kaloi në gjysmëfinale kishte kohë prej 1:01.80 minuta. Koha më e mirë në kualifikime ishte 59.72 sekonda.

Federata e Notit e Kosovës e ka vlerësuar të mirë paraqitjen e Eda Zeqirit. Ka shkruar se ajo e ka përmirësuar rezultatin personal.

Në Botëror po paraqitet edhe Mal Gashi. Jashtë Botërorit ka mbetur Hana Beiqi, që nuk është përzgjedhur nga federata. Klubi i saj dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë vlerësuar se kështu Beiqi është diskriminuar.