Sport

Merr fund ëndrra e Gjokoviqit

Descriptive Text

Bartësi i katërt i turneut Grand Slam “Australian Open” ka avancuar në finale të garës pasi e ka mposhtur në gjysmëfinale tenistin serb, Novak Gjokoviq. Sinner u kualifikua në finalen e parë të një turneu Grand Slam.

Ai të premten fitoi me rezultatin 3:1 në sete, 6:1, 6:2, 6:7 dhe 6:3. Gjokoviqi ndërkohë e pësoi disfatën e parë në “Australian Open” që prej vitit 2018.

Ai i kishte fituar 33 meçe rresht në Melbourne, qëkur ishte mposhtur nga Chung Hyeon në raundin e katërt para gjashtë vjetësh.

“Ishte ndeshje shumë, shumë e vështirë”, ka thënë Sinner, i cili bëhet italiani i parë që arrin në një finale të kësaj gare. “E ndjeva se Gjokoviqi nuk po ndihej mirë dhe vazhdova fort. Vetëm kam dashur që të jem i gatshëm për setin e katërt të cilin e nisa shumë, shumë mirë”, deklaroi ai pas meçit.