Skuadra e Beshiktashit do të jetë pa Milot Rashicën në ndeshjen derbi kundër Fenerbahçes, kanë raportuar të enjten mediumet turke. Bëhet e ditur se Rashica ende nuk është rikuperuar nga lëndimi dhe për këtë arsye nuk do të përfshihet në ekip. Reprezentuesi i Kosovës i ka munguar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat Beshiktashit, i cili përballet me Fenerbahçen të shtunën prej orës 17:00 në kuadër të xhiros së 15-t të Superligës së Turqisë.
Beshiktashi është i treti në tabelë me 26 pikë të mbledhura, nëntë më pak se Fenerbahçe që është lider. Rashica, i cili iu bashkua Beshiktashit në fillim të këtij edicioni, ka dy gola e po aq asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo