Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa ia cakton çmimin Luizit

Duke pasur parasysh interesimin e skuadrave tjera angleze, drejtuesit e Aston Villas tashmë ia kanë caktuar çmimin mesfushorit Douglas Luiz. “Sky Sports” shkruan se Aston Villa është e gatshme ta lë të lirë brazilianin në afatin kalimtar të janarit, por me kusht nëse merr një ofertë të majme për kartonin e tij.

Në fakt, Aston Villa po kërkon të paktën 90 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2026. Luiz këtë edicion është ndër mesfushorët defensiv më të vlerësuar në Angli, ndërsa në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Luiz është pjesë e Aston Villas prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Manchester City, ndërsa ka edhe dhjetë paraqitje për Përfaqësuesen e Brazilit.