Sport

Prishtina shënon fitoren e parë në ligën që “është rritur” në pesë skuadra

 

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Ligën Ballkanike në basketboll (BIBL).

Të mërkurën mbrëma në kryeqytet, Prishtina triumfoi bindshëm ndaj Lovqenit të Cetinjes, me rezultat 96:65. Në fakt, Prishtina iu revanshua ekipit nga Mali i Zi për humbjen që ia shkaktoi më 22 nëntor, në ndeshjen e parë që e luajti në këtë garë në edicionin aktual.