Sport

Modriq, i gatshëm për Betisin

 

Mesfushori Luka Modriq do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Betisit, të cilën Real Madridi e luan këtë vikend, ka njoftuar “Marca” të mërkurën. Modriq, i cili i mungoi Realit në dy ndeshjet e fundit, është rikuperuar nga lëndimi dhe i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.

Kroati pritet të jetë titullar ndaj Betisit, ndeshje të cilën Reali e luan në udhëtim të shtunën prej orës 16:15. Krahas Modriqit, Real Madridit në këtë duel do t’i rikthehet edhe portieri Kepa Arrizabalaga, i cili për shkak të lëndimit mungoi në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.