Sport

Napoli pa kapitenin Di Lorenzo ndaj Juves

 

Skuadra e Napolit do ta ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen kundër Juventusit, derbin e xhiros së 15-të të kampionatit italian. Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se kampioni në fuqi, do të jetë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Giovanni Di Lorenzo për shkak të lëndimit.

Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit, zhvillohet të premten mbrëma në Torino. Di Lorenzo ka lënduar muskulin e këmbës në stërvitjen e fundit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Walter Mazzarri, i cili nuk mund të llogarit as në Mario Ruin e Mathias Oliveiran.